Lumbardh Salihu dhe Semi Japuaj kapen në momente intime, duke nxitur aludime për lidhje
Ish-fituese i Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, ka qëndruar shumë i rezervuar kohët e fundit për jetën e tij private, duke shmangur vëmendjen e medieve dhe publikut. Megjithatë, një lajm i fundit i siguruar nga Prive ka trazuar rrjetet sociale dhe ka nxitur diskutime të shumta. Në disa pamje ekskluzive, Lumbardh shihet duke kaluar momente shumë…

ShowBiz
Ish-fituese i Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, ka qëndruar shumë i rezervuar kohët e fundit për jetën e tij private, duke shmangur vëmendjen e medieve dhe publikut.
Megjithatë, një lajm i fundit i siguruar nga Prive ka trazuar rrjetet sociale dhe ka nxitur diskutime të shumta.
Në disa pamje ekskluzive, Lumbardh shihet duke kaluar momente shumë të afërta dhe të ngrohta me këngëtaren Semi Japuaj.
Dyshja shfaqen të relaksuar dhe të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke i dhënë kështu bazë spekulimeve për një lidhje të mundshme romantike mes tyre.
Këto pamje kanë ndezur menjëherë imagjinatën e ndjekësve, të cilët janë përfshirë në aludime dhe komente për një histori dashurie që po zhvillohet në heshtje.
Megjithatë, as Lumbardh as Semi nuk kanë bërë ende ndonjë deklaratë publike në lidhje me këto fotografi dhe nuk kanë konfirmuar apo mohuar asnjë nga këto aludime.
Megjithatë, pamjet vetë flasin më shumë se fjalët dhe kanë qenë të mjaftueshme për të nxitur një valë diskutimesh në rrjetet sociale, duke bërë që fansat dhe ndjekësit e tyre të kërkojnë më shumë detaje mbi marrëdhënien mes tyre.