Lulzim Hetemit nuk i shpërblehet “sakrifica” disa mujore, s’pritet të bëhet deputet

Ish-Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi për disa muaj nuk ishte larguar nga zyra e tij, pasi ishte bërë kryetar dhe kishin filluar protestat e serbëve kundër tij. Por, e gjithë kjo “sakrificë” e Hetemit nuk po shpërblehet në fund, transmeton lajmi.net. Deri më tani, kur janë numëruar mbi 51 përqind të votave të kandidatëve për…

Lajme

30/12/2025 19:11

Ish-Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi për disa muaj nuk ishte larguar nga zyra e tij, pasi ishte bërë kryetar dhe kishin filluar protestat e serbëve kundër tij.

Por, e gjithë kjo “sakrificë” e Hetemit nuk po shpërblehet në fund, transmeton lajmi.net.

Deri më tani, kur janë numëruar mbi 51 përqind të votave të kandidatëve për deputetë, Hetemi është shumë larg të siguruarit një ulëse në legjislaturën e re.

Ai ka 4993 vota, duke qenë ndër kandidatët që ka më së paku vota. /lajmi.net/