Lulëzon Jagxhiu pranon detyrën e ministrit të Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike

Lulëzon Jagxhiu ka pranuar detyrën e ministrit të Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike. Xhelal Sveçla, që ishte ministër i këtyre dikastereve, ia dorëzoj detyrën Jagxhiut, transmeton lajmi.net. Postimi i plotë:   Lulëzon Jagxhiu do të udhëheqë Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, andaj pata kënaqësinë që sot të bëj dorëzimin e detyrës. Gjatë mandatit…

Lajme

13/02/2026 16:50

Lulëzon Jagxhiu ka pranuar detyrën e ministrit të Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike.

Xhelal Sveçla, që ishte ministër i këtyre dikastereve, ia dorëzoj detyrën Jagxhiut, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:  

Lulëzon Jagxhiu do të udhëheqë Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, andaj pata kënaqësinë që sot të bëj dorëzimin e detyrës.
Gjatë mandatit të kaluar, administrata publike ka shënuar reforma të rëndësishme të brendshme, të cilat kanë forcuar funksionimin institucional dhe kanë krijuar bazë të qëndrueshme për vazhdimin e procesit të reformimit edhe në këtë mandat, nën udhëheqjen e Ministrit z. Jagxhiu.
I uroj mbarësi Ministrit Jagxhiu në këtë detyrë tejet të rëndësishme, e cila reflekton drejtpërdrejt në progresin e administratës shtetërore, si dhe në përmirësimin e shërbimeve ndaj të gjithë qytetarëve tanë./lajmi.net/