Lukaku zgjedh lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur

Romelu Lukaku e ka zgjedhur Eden Hazard si futbollistin më të mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë, duke përmendur shokun e tij të skuadrës së tij te Belgjika përpara Paul Pogba në Twitter.

Sport

19/04/2020 22:24

Sulmuesi i Interit është rikthyer në formën e tij më të mirë që nga arritja në ‘San Siro’ nga Manchester United, duke ndihmuar klubin të ishte në garë për titullin e Serie A para se sezoni të pezullohej mes pandemisë Covid-19.

Gjatë kohës së tij në Old Trafford, ish-sulmuesi i Evertonit luajti së bashku me Pogba për dy vite, transmeton lajmi.net.

Por ai nuk vendosi të përgjigjej për të, duke zgjedhur ish-lojtarin e Chelsea si lojtarin më të mirë që ka luajtur.

Ai këtë e bëri përmes rrjetit social Twitter, duke iu përgjigjur një pytje nga fansat. /Lajmi.net/