Lukaku zbulon këshillën që ia dha Ronaldo pas kalimit në Serie A

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku thotë se një nga golashënuesit më të mëdhenj që futbolli ka parë ndonjëherë e paralajmëroi atë që Serie A ishte vendi më i vështirë për të shënuar në botë.

Sport

24/12/2019 08:20

Cristiano Ronaldo kishte fituar kampionate në Angli dhe Spanjë para se të shtonte Scuddeto vitin e kaluar në sezonin e tij të parë në Itali. Ai, ashtu si Lukaku, luajti për Manchester United dhe i foli belgut para fillimit të sezonit.

Ish-sulmuesi i Everton dhe West Brom po kalon një start të mirë në Itali, me 10 gola tashmë, por pranoi se Ronaldo kishte të drejtë, përcjell lajmi.net.

“Ai më tha që kjo është liga më e vështirë mbrojtëse në botë”, tha Lukaku për New York Times. “Ai tha se ai kishte shënuar gola kudo, por ky ishte vendi më i vështirë për ta bërë atë”.

“Dhe nëse Cristiano Ronaldo mendon se është e vështirë, atëherë duhet të jetë vërtet e vështirë”.

“Është më e vështirë se Anglia. Futbolli është më intensiv atje, por këtu gjithçka është model i lojës”. /Lajmi.net/