Lukaku “shpërtheu” në lot pas fitores dramatike të Romës, Mourinho tregon arsyen

Roma ka shënuar fitore dramatike në ndeshjen kundër Lecces, në kuadër të xhiros së 11-të kampionale në Serie A. Giallorossi triumfoi 2:1 ndaj Lecces me përmbysje në rezultat, në stadiumin “Olimpico” në kryeqytetin italian, shkruan lajmi.net. Heroi i Romës ishte sulmuesi belg, Romelu Lukaku që realizoi golin e dytë dhe të fitores në minutën e…

Sport

06/11/2023 09:22

Roma ka shënuar fitore dramatike në ndeshjen kundër Lecces, në kuadër të xhiros së 11-të kampionale në Serie A.

Giallorossi triumfoi 2:1 ndaj Lecces me përmbysje në rezultat, në stadiumin “Olimpico” në kryeqytetin italian, shkruan lajmi.net.

Heroi i Romës ishte sulmuesi belg, Romelu Lukaku që realizoi golin e dytë dhe të fitores në minutën e gjashtë shtesë.

Në fund të ndeshjes, reprezentuesit belg shpërtheu në lot duke marrë edhe duartrokitje nga tifozët e pranishëm.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur pas ndeshjes për belgun duke thënë se Lukaku është një futbollist shumë emocional dhe e vuan një rast të humbur.

“Nuk më vjen keq kur humbin penallti, pasi është normale që dikush që gjuan shpesh penallti edhe t’i humbasë në disa raste. Dybala nuk kishte besim, nuk donte ta gjuante penalltinë për shkak të ligamentit të tij, por Lukaku është një djalë emocional dhe kur gabon e vuan shumë”.

“Teksa te rasti i golit të fitores nuk mund të bënte më mirë dhe tani ai mund të flejë pak më i qetë, pasi është një djalë me zemër të madhe, shumë i ndjeshëm dhe emocional. Kur humbet penalltinë pas një minute, i qan zemra, i qan shpirti”, deklaroi Mourinho.

Roma me këtë fitore është në vendin e tetë me 17 pikë, ndërkohë Lecce zë pozitën e 11-të me 13 pikë./Lajmi.net/