Lukaku shënon golin e 300-të në karrierë
Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku ka shënuar golin e 300-të në karrierë në fitoren ndaj Lazios.
Sport
Belgu realizoi dygolësh në fitoren 3 – 1 kundër Lazios, derisa një gol tjetër u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje, transmeton lajmi.net.
Me këta dy gola, Lukaku ka arritur në shifrën e 300 golave në karrierë.
56 gola prej tyre janë në fanellën e “Neurazurëve”, ku u transferua në vitin 2019 nga Manchester Unitedi për 80 milionë euro./Lajmi.net/
🔥 | BIG ROM
3⃣0⃣0⃣ career goals for the irrepressible @RomeluLukaku9 🦸♂️👏#InterLazio #FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/7JKTBTYFMb
— Inter 🏆🇮🇹 (@Inter_en) February 14, 2021