Lukaku i jep avantazhin Chelseas pas pjesës së parë

Chelsea është duke fituar me rezultat 1-0 pas pjesë së parë ndaj Aston Villas.

Sport

11/09/2021 19:18

Golin për londinezët e shënoi Romelu Lukaku, në minutën e 15-të të takimit pas një super asistimi nga Matteo Kovacic.

Ky është goli i parë për Lukakun i shënuar në Stamford Bridge me fanellën e Chelseas, gjersa tani ai ka shënuar si vendas dhe si mysafir në kompeticion për klubin që pas arritjes së tij tek ekipi londinez.

Belgu tani ka shënuar gol në secilën nga gjashtë ndeshjet e fundit ndaj Aston Villas. /Lajmi.net