Lukaku arrin marrëveshje personale me Chelsean
Romelu Lukaku duket se do të transferohet te gjiganti aglez.
Sport
Lukaku me shumë gjasa karrierën do ta vazhdojë te Chelsea, transmeton lajmi.net.
Futbollisti është i gatshëm të rikthehet në Angli për një shifër shumë të lartë.
Sipas ‘Football London’, sulmuesi ka arritur marrëveshje personale me “The Blues” për një kontratë pesë-vjeçare të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.
Belgu në rast kalimi te ekipi anglez do të ketë pagë rreth 15 milionë euro në sezon, apo dyfishi sa përfiton aktualisht te ‘Nerazzurët’.
Në anën tjetër raportohet se Interi është i gatshëm ta shesë yllin e tyre për një ofertë rreth 120 apo 130 milionë euro.
Aventura e 28-vjeçarit në Itali pritet të përfundojë pas dy sezonesh fantastike ku në fund u kurorërua me titullin kampion të Italisë. /Lajmi.net/