Lukaku: A duhej që një lojtar i Juventusit të dilte pozitiv që futbolli të ndalej?

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, ka qenë i ashpër për mënyrën se si u vendos të pezullohej Serie A.

Sport

03/04/2020 09:22

Belgu pretendon se futbolli u ndal vetëm kur një lojtar i Juventusit u infektua me koronavirus.

“Shëndeti është parësor. Pse të luash kur njerëzit rrezikojnë jetën e tyre? A duhet që një lojtar i Juventusit të ishte pozitiv për të ndalur futbollin?”, tha Lukaku, përcjell lajmi.net.

“Jo, nuk është normale. Unë e pranoj që më mungon futbolli, por tani më e rëndësishëm është shëndeti”.

Lukaku në gjithë këtë aludon për Daniele Rugani, i cili doli pozitiv në testet për koronavirus pas ndeshjes Juventus – Inter të luajtur më 8 mars./Lajmi.net/