Luiz Ejlli, nga një këngëtar i harruar në sensacion të vitit 2023
Që nga Kënga Magjike 2010 e deri sot, janë gjithsej 13 vite të cilat janë shënuar me ulje e ngritje të emrave të shumtë të estradës shqiptare. Luiz Ejlli është ai që ndezi skenën e Këngës Magjikë 2010, e mori çmimin e këtij edicioni dhe pastaj përsëri u mbulua me “pluhrin” e harresës deri në…
ShowBiz
Që nga Kënga Magjike 2010 e deri sot, janë gjithsej 13 vite të cilat janë shënuar me ulje e ngritje të emrave të shumtë të estradës shqiptare.
Luiz Ejlli është ai që ndezi skenën e Këngës Magjikë 2010, e mori çmimin e këtij edicioni dhe pastaj përsëri u mbulua me “pluhrin” e harresës deri në vitin 2022 ku edhe e arriti pikën kulminante të karrierës së tij.
Nga një këngëtar i harruar që nuk ka sjellur projekt të ri për më shumë se 10 vite, Big Brother Vip Albania e bëri Luiz Ejllin sensacion të vitit 2022.

Luiz Ejlli hyri i fundit në natën e parë të Big Brother Vip Albania 2 për të dal gjithashtu i fundit nga kjo “garë”. Si një fytyrë e panjohur për publikun ai e pati shumë të vështirë të fitoj zemrat e tyre por pastaj shumë të lehtë për t’i mbajtur ato.
Humori shkodran që e karakterizoi atë, thjeshtësia si person por shpesh edhe manipulimet, e bënë Luizin të zgjidhet fitues i këtij edicioni e gjithashtu edhe një “hero” të publikut shqiptar.
Filloi lojën e tij me qetësi dhe me humor, e vazhdoi atë duke gënjyer e pastaj përfundoi si i dashuruar, duket se kjo ishte strategjia që e bënë Luiz Ejllin me 200.000 € në llogari.
Gënjeu për shëndetin e tij, tha që ka kancer dhe theu zemrat e ndjekësve të tij për të treguar më pas të vërtetën rreth situatës.
Kjo gënjeshtër e tij nuk ia humbi asnjë ndjekës, vetëm se i bëri ta duan edhe më shumë.
Dhjetëra njerëz u mblodhën para objektit të Top Channel ku protestuan për “të drejtat” e Luizit, ndonëse ai ishte personi që kishte gënjyer miliona shikues të këtij reality show.
Kjo lojë e Luizit përveç se po i sillte vota brenda shtëpisë, Instagrami i tij i cili nuk egzistonte para fillimit të Big Brother Vip Albania, u hap nga familjarët e tij dhe numëronte 249 mijë ndjekës.

Tregoi hapur se po ndjente diçka për Kiarën, ia tha qëllimet e tij drejt martesës në ditët e para po sa e takoi. Kjo e bëri atë të gjykohej shumë si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë, por gjithashtu edhe nga udhëheqësit e opinionistët e Big Brother Vip Albania.
Kiara e injoroi për kohë të gjatë, nuk i besoi dashurisë së tij e shpesh edhe i tha se mes tyre nuk mund të ketë asgjë më shumë, por kjo nuk doli ashtu.
Gjatë Big Brother Vip Albania 2, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë duke shuar kështu aludimet e banorëve të tjerë dhe publikut për një lidhje për “lojë”.
Edhe personalitete të shquara si ai i profesorit shqiptar të medias, Mehmet Kalisi, folën për Luizin.
Ai e krahasoi personazhin e Luizit me atë të “Winston Smith” nga novela e famshme e George Orwell, “1984”.
“Luizi duket se ky e ka lexuar dhe kuptuar shumë mirë personalitetin e ‘Winston Smith’, në novelën e George Orwell ‘1984’, dhe me përpikmëri është duke luajtur rolin e tij”, ka thënë Kalisi.
Luiz Ejlli gjatë Big Brother Vip Albania ka publikuar këngën e tij dedikuar “Me ty” me të cilën i ka propozuar për martesë Kiaras, kënga ka thyer rekorde në muzikën shqiptare duke mbledhur për vetëm 24 orë plot një million klikime.
Që nga dalja e tij nga Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli ka publikuar 8 këngë të reja e secila prej tyre ka bërë bujë dhe ka marrë miliona klikime.
Fama e tij nuk ka përfunduar me daljen e tij nga Big Brother, ajo veq se është rritur duke e bërë kështu për një kohë një nga shqiptarët më të kërkuar në rrjetin social TikTok, hashtagu #Luizejlli ka shkuar 4.1B shikime.
Ndonëse askush nuk besoi në dashuritë e krijuara në Big Brother, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito po e presin fëmijën e tyre të parë. /Lajmi.net/
