Luis Suarez sërish kafshon në fushë, kësaj here bashkëlojtarin e tij

Në minutat e fundit të ndeshjes, tensionet u rritën mes lojtarëve të të dy skuadrave. Përgjatë përplasjes së lojtarëve, kamera kapi një skenë sureale: Luis Suarez kafshoi dorën e bashkëlojtarit të tij, Jordi Albas, derisa Olivier Giroud – i ekipit kundërshtar – po e mbante nga qafa spanjollin. Incidenti, i cili fillimisht nuk u vërejt…

Sport

14/04/2025 16:50

Në minutat e fundit të ndeshjes, tensionet u rritën mes lojtarëve të të dy skuadrave.

Përgjatë përplasjes së lojtarëve, kamera kapi një skenë sureale: Luis Suarez kafshoi dorën e bashkëlojtarit të tij, Jordi Albas, derisa Olivier Giroud – i ekipit kundërshtar – po e mbante nga qafa spanjollin.

Incidenti, i cili fillimisht nuk u vërejt në fushë, u bë shumë shpejt viral në rrjetet sociale, me tifozët që ishin të habitur me sjelljen e Suarezit.

Sulmuesi uruguajan ka një histori të ‘lashtë’ me kafshime ndaj kundërshtarëve.

Nga Branislav Ivanovic më 2013 deri te Girgio Chiellini në Kupën e Botës të vitit 2014, dënimet për të në të kaluarën kanë qenë të ashpra.

Derisa këtë herë ky kafshim ishte ndaj bashkëlojtarit dhe më pak agresiv, sjellja e tij në fushë ka ngritur sërish shqetësime.

Nga klubi dhe organizatorët e kampionatit priten dënime ndaj tij.