Luis Enrique arsyeton ftesën për Ansu Fati: Ai është rast i veçantë

Selektori i Spanjës, Luis Enrique ka nxitur disa reagime për ftesën që i bëri Ansu Fati për grumbullimin në kombëtare.

Sport

23/05/2022 22:03

Ylli i Barcelonës, Ansu Fati është ftuar te Spanja, përkundër se për pjesën më të madhe të sezonit ishte jashtë fushave.

Megjithatë, Enrique ka konsideruar se Fati është një rast i veçantë dhe duhet llogaritur gjëra të tjera.

“Ansu është rast i veçantë. Qëllimi është ta shohim duke u stërvitur, duke rifituar besimin dhe duke u kënaqur”, ka thënë Enrique, transmeton lajmi.net.

“Është çmim më i madh për kombëtaren sesa për të. Ne nuk do të rrezikojmë. Ai nuk do të luajë shumicën e ndeshjeve”, shtoi trajneri i Spanjës.

Kritikat për Enrique lidheshin kryesisht me atë se po fton shumë lojtarë të Barcelonës – shto këtu edhe pjesën që ai shkoi në Euro 2020 pa asnjë lojtar të Real Madridit. /Lajmi.net/