Luftimet për qendrën e Tikritit, rrethohen militantët e “Shteti Islamik”

Forcat qeveritare irakiane po përparojnë në Tikrit në disa fronte, duke detyruar militantët e “Shtetit Islamik” të tërhiqen në qendër të qytetit, të ndohur si vendlindja e ish diktatorit Sadam Hysein.

Bota

13/03/2015 09:05

Ushtarët dhe milicët irakianë kanë rimarrë pikat strategjike, duke përfshirë edhe stacionin kryesor të policisë dhe spitalin e qytetit, njofton BBC, raporton lajmi.net.

Ministri irakian i Mbrojtjes, Khaled al-Obedi, ka deklaruar për BBC-në se Tikriti mund të jetë një pikë kthese në luftën kundër “Shtetit Islamik”, dhe se prej këtu mund të fillojë beteja edhe për clirmimin e Mosulit, qytetit të dytë për nga madhësia në Irak.

“Nëse do të fitojmë betejën në Tikrit dhe Mosul, atëherë ‘Shteti Islamik’ do të bie, dhe militantët do të mposhten lehtësisht në rajonet tjera”, ka thënë ministri al Obedi.

Rreth 30 mijë ushtarë, milicë dhe vullnetarë shia, por edhe sunitë, kanë filluar para dhjetë ditësh betejën për të cliruar Tikritin, i cili ndodhet pak më shumë se 100 kilometra larg Bagdadit.

Militantët e “Shteti Islamik të Irakut dhe Sirisë” (ISIS), të cilët pushtuan qershorin e vitit të kaluar pjesë të konsiderueshme të territorit të këtyre dyja vendeve, duke ekzekutuar më shumë se dhjetë mijë civilë, shpallën kalifatin e tyre të quajtur “Shteti Islamik”.

Ky i ashtuquajtur shtet, duke u thirrur në interpretimin e “Islamit të vërtetë” i ka shpallur luftë edhe Perëndimit, ndërkohë që prej muajit gusht, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, përfshi edhe vende arabe, kanë filluar një fushatë ajrore, duke sulmuar caqet e militantëve në Siri dhe Irak.

30 mijë forca irakiane rrethojnë qytetin Tikrit
30 mijë forca irakiane rrethojnë qytetin Tikrit