Luftime të ashpra për Tikritin

Përleshjeve të ashpra janë duke u zhvilluar rreth qytetit irakian të Tikritit, pasi ushtarë dhe rezervistë po sulmojnë për të dytën ditë më radhë pozicionet e militantëve të “Shtetit Islamik”.

Bota

03/03/2015 14:13

Beteja të ashpra po zhvillohen në lagjet Dour dhe Zuhur, në veri në lagjen Qadisiya, dhe në afërsi të Spitalit, në jug të Tikritit, qyteti i lindjes së ish-diktatorit irakian, Sadam Hysein.

Sulmet e sotme janë më të ashpra pasi një ditë më parë ofensiva ishte më e ngadalësuar për shkak të minimit të rrugëve që çojnë drejt caqeve të militantëve, të cilët një vit më parë pushtuan një pjesë të madhe të territorit të Irakut verior dhe Sirisë lindore e veriore.

Ushtrisë irakiane në ndihmë u kanë shkuar edhe komandantë iranianë, të cilët po ndihmojnë për të bashkërenduar operacionin kundër “Shtetit Islamik”, por nuk ka bashkërendim të kësaj ofensive me sulmet ajrore të koalicionit të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Forcat amerikane kanë kryer dje dhe sot sulme ajrore kundër caqeve të “Shtetit Islamik”, por përreth Tikritit ato janë kryer nga na forcat ajrore irakiane, ndërkohë që nuk është konfirmuar nëse avionët luftarakë iranianë kanë qenë gjithashtu të përfshirë në këto sulme nga ajri.

Një burim i sigurisë në Komandën e Operacioneve Samara në provincën Salahudin tha se luftimet më të ashpra po bëhen në jug të Tikritit, përreth spitalit, ku caqet e militantëve po bombardohen me artileri dhe aeroplanë, njofton BBC, raporton lajmi.net.

Ofensiva e ushtrisë irakiane, clirimi i fshatrave përreth Tikritit ka nxitur vullnetarë nga radhët e civilëve, sunitë e shiitë, për t’iu bashkuar betejës kundër militantëve sunitë të “Shtetit Islamik”, të cilët prej majit të vitit të kaluar kanë vrarë më shumë se 12 mijë veta, shumica e tyre civilë.

YouTube player