“Luftëtarët e vërtetë nuk shkojnë nga Serbia” – Thaqi u bën thirrje veteranëve të mos kalojnë nga kufiri me Serbinë

Xhevdet Thaqi nga OVL në Has të Prizrenit u ka bërë thirrje veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që për asnjë arsye të mos kalojnë nga Serbia. Ai ”tha se luftëtarët e vërtetë nuk kalojnë nga Serbia, derisa theksoi se për këtë arsye po ndodhin arrestime nga shteti serb. “Luftëtarët e vërtetë nuk…

Lajme

02/07/2024 19:10

Xhevdet Thaqi nga OVL në Has të Prizrenit u ka bërë thirrje veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që për asnjë arsye të mos kalojnë nga Serbia.

Ai ”tha se luftëtarët e vërtetë nuk kalojnë nga Serbia, derisa theksoi se për këtë arsye po ndodhin arrestime nga shteti serb.

“Luftëtarët e vërtetë nuk bien në territorin serb. Prapë ju bëj ftesë mos bini nëpër territorin e Serbisë, edhe ata që e kanë statusin e blerë me lek… kjo është një bazë e mirë që do t’i ndihmojë që shteti jugosllav nuk e ka në interes ta luftojë dikë që ka jetu në Angli e Gjermani”, tha ai për RTVDukagjini.