Luftëtarët e ISIS tryezën plotë për iftar, civilët nën regjimin e tyre po vdesin urie (Foto)

Përderisa luftëtarët e Shtetit Islamik (ISIS), shihen ulur duke festuar për muajin e shenjtë të Ramazanit me tryezën plotë mish e të mira tjera, njerëzit nën regjimin e tyre po vdesin urie.

Bota

23/06/2015 10:27

Pamje të marra fshehur në kryeqytetin e kontrolluar prej grupit terrorist, Raqqa në Siri tregojnë se si qindra djem të rinj dhe gra të mbuluara presin në radhë për ushqim dhe ujë nën nxehtësinë përvëluese, transmeton lajmi.net.

Përderisa ata po vdesin urie, ushtarët e grupit terrorist kanë shpërndarë fotografi  të tyre teksa shihen ulur, duke shijuar mishin e freskët të peshkut, turshitë,  sallatë të gjelbër dhe oriz të bardhë.

Të tjera fotografi shfaqin po këta ushtarë, duke pushuar dhe të shtrirë në tepih, të rrethuar nga pjatat e argjendit të mbushura me pemë të freskëta.

Këto fotografi ku shihen gra dhe djem të rinj të dëshpëruar në pritjen e ushqimit, janë shpërndarë nga një aktivist që ishte kundër këtij grupi terrorist.

aaa

Në përshkrimin fotografive shkruhej,  “Dita e dytë e Ramazanit”, i gjithë muaji kur myslimanët nuk hanë e as pinë, që nga lindja deri në perëndim të diellit.

Është plotësisht në kundërshtim me propagandën e mëparshme të ISIS-i të cilët treguan stallat e tregut dhe raftet e dyqaneve ushqimore të mbushura me ushqim të freskët.

aaaaaaa

Shteti Islamik shpesh krenohet në mediat sociale se si tetë milion njerëz që jetojnë nën sundimin e  tyre në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut bëjnë jetë të mirë.

Ata shpërndajnë imazhe ku shihen që rrugët janë të shtruara dhe shenjat në rrugë janë duke u fiksuar, me qëllim që të portretizojnë atë se ata kujdesen për popullin. (lajmi.net)

aa

aaaa

aaaaaa