Lufta kundër korrupsionit e Kadri Veselit, Kuçi: Ide inovative

Hajredin Kuçi nga PDK-ja ka deklaruar se kreu i kësaj partie Kadri Veseli, ka ndërtuar vizionin e duhur politik.

Lajme

15/09/2019 23:11

“Dy çështje që unë i besoj në vizionin e tij – e para orientimin e qartë properëndimor dhe e dyta me e pas menaxhimin në raport me vendin, me qasje të barabartë pa marrë parasysh subjektet politike”.

Kuçi komentoi edhe njërin nga prioritet e Veselit, atë për luftimin e korrupsionit.

Ai tha se kjo është ide inovative ngase është diçka e re, e dobishme dhe është befasi.

“Ka qenë hera e parë që dikush po e thotë, jo për ta përdorë kundër kundërshtarëve politikë, por po e vë një kod moral prej vetes e tek të tjerët. E dyta, është në dobi shoqërore mos të lejojë të thotë që shteti po dështon, edhe për brenda besimin e qytetarëve edhe për partnerët ndërkombëtar. E treta, është befasi qe PDK-ja po thotë që unë po e bëj”, tha Kuçi në Klan Kosova.

Për Partine Demokratike të Kosovës, Kuçi tha se ka qenë lokomotiva e zhvillimeve të mëdha në Kosovë dhe se tani me listën e saj ofron personalitete me peshë që përfaqësojnë legjitimitetin historik, moral dhe profesional.