Të Infektuar: 100.655

Të Shëruar: 85.842

Të Vdekur: 2.053

“Lufta e gardave”

16:16 | 21 Mars 2021

Politika në përgjithësi nuk njeh koncept të gardave politike, që në Kosovë kohëve të fundit është ushqyer shumë nëpër parti politike, duke i ndarë njerëzit në garden e re dhe garden e vjeter, madje ndarja bëhet aq brutale sa që bëhet edhe në bazë të moshës dhe vjetërsisë së angazhimit politik.

Shkruan: Arton Muhaxheri

Në vendet ku ka demokarci të zhvilluar ndarja e gardave poltike në parti nuk ekziston as si koncept por as si veprim politik per ti lënë jashtë loje antarët që kanë dhënë kontribut nëpër partit e tyre politike.

Ka kohë që në Kosovë është duke u ushqyer kjo ndarje në mes gardave politike dhe si rezultat kjo qon drejtë një ndarje në mes të gjeneratave brenda partive politike që nuk është e dobishme as për procesin demokratik të subjekteve politike por as për proceset demokrtaike ne pergjithësi.

Ekziston vetëm një ndarje qoftë si koncept qoftë si veprim politik që ka të bëjë me mendësinë e të menduarit politik dhe pikërisht është mendësia politike që subjektet politike duhet të investojnë në mënyrë që ti arrijnë sukseset e dëshiruara në proceset zgjedhore. Në asnjë mënyrë nuk do të thotë që një i moshuar që është aktiv në politik të ketë mendësi të pa reformuar, përkundrazi poltika kosovare njeh shumë personalitete që kanë angazhim me dekada në politik por që kanë mendësi te re, pra, mosha dhe angazhimi politik nuk e determinon mendësinë politike, prandaj gardat e vjetra dhe të reja nuk duhet të ekzistojnë si koncept.

Ne angazhimin politik në Kosovë është i njohur edhe një koncept i të vepruarit në politik, koncepti i konsumimit të individit në politik, realisht është një nga konceptet e gabuara që lidhet sërish me mendësinë politike, nuk ka person politik që konsumohet nëse ai azhuron mendësinë e tij politike duke ia përshtatur kohes dhe kerkesave te kohes. Çdo person mund të mbijetojë në politik për aq kohë sa ai mendon që mund të kontribuoj në shoqëri.

Kemi shumë shembuj në shtetet që kanë demokraci te zhvilluar që udheheqen nga persona të moshes se tretë dhe kjo nuk e bënë më pak të zhvilluar ate vend por, perkundrazi.

Partitë politike në Kosovë fokusin e funksionimit të tyre duhet ta zhvendosin nga “lufta” për ndarje në garda sipas vjetërsisë së moshës dhe angazhimit në parti në ndarje të mendësisë dhe ideve atraktive dhe inovative për zhvillimin e partive politike. Fundja sa më të zhvilluara janë partiët politike po aq e zhvilluar do te jetë edhe Kosova.