Lufta dhe pasojat e saja të paraqitura në mënyrë satirike përmes ilustrimeve (FOTO)
Luftërat kanë qenë pjesë e historisë qysh në fillimin e civilizimit njerëzor.
ShowBiz
Përgjatë shekujve, shtetet kanë masakruar njëri-tjetrin në emër të religjionit, fuqisë, tokës dhe resurseve natyrore.
Edhe sot, kur duket që njerëzimi e ka arritur pikën më të lartë të zhvillimit, dhuna është me ne dhe na përcjell çdo sekondë, dhe siç duket, nuk mund ta paramendojmë një botë pa luftë.
Kjo është arsyeja pse artisti Gunduz Aghayev, nga Azerbajxhani, e ka krijuar një koleksion të ilustrimeve të quajtura ‘Lufta dhe Paqja”, transmeton lajmi.net.
Ai, përmes këtij koleksioni, e përshkruan luftën dhe pasojat e saj në mënyrë satirike, dhe këto ilustrime të fuqishme na demonstrojnë neve se janë njerëzit ata që janë përgjegjës për të gjitha problemet e kësaj bote, dhe se ne, njerëzit, mund ti ndalim ato.
Më poshtë, lajmi.net i sjell për ju këto ilustrime të bëra nga artisti Gunduz Aghayev.








/lajmi.net