‘Lucifer’ me shumë surpriza, mësohet data e lansimit

‘Lucifer’ ka një datë të rifillimit.

ShowBiz

23/06/2020 12:42

Seriali  i cili do të transmetohet në dy pjesë prej tetë episodesh do të rikthehet në faqen e ‘Netflix’ më 21 gusht, duke kënaqur fansat që kanë qenë të dëshpëruar të dinë se çfarë do ndodhë me historinë e përfunduar në vitin 2019, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Netflix njoftoi datën e lansimit, së bashku me fjalinë e mëposhtme: ‘Në sezonin e pestë mahnitës, aksionet janë më të larta se kurrë!

Sekretet do të zbulohen, personazhet e pëlqyera do të vdesin, dhe më në fund do të marrim një përgjigje për pyetjen, “A do jenë apo nuk do të jenë?” /Lajmi.net/