LSI humbet Vorën, rrezikon Lezhën, Kukësin, Pogradecin

Disa nga vatrat më të nxehta të këtyre zgjedhjeve ishin pikërisht zonat ku kandidonte Lëvizja Socialiste për Integrim.

Lajme

22/06/2015 15:18

Në Vorë, Lezhë, Kukës e Pogradec priteshin edhe garat më të ashpra.

Po kështu në këto zona ka pasur më shumë akuza për blerje votash dhe kërcënime.

Megjithatë deri në këto komente duket sikur LSI po i humbet këto zona.

Në një kohë që është mbyllur numërimi në Vorë, fitues është Fiqiri Ismaili i opozitës.

Kutia e fundit ishte decizive për fitore. Ndërkohë një kuti votimi me nr 2737 do dërgohet në KQZ  pasi kishte parregullsi.

Nga 42 Qendra Votimi, në 41 QV janë numëruar dhe diferenca e fitores është me  239 vota.

Fiqiri Ismaili i PD-së mori 7985 vota, Luan Sallaku mori 7746 vota.

Sallaku tha se nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve.

Opozita është përpara edhe në Lezhë, Kukës dhe Pogradec. Numërimet nuk janë mbyllur akoma në këto Bashki, raportojnë mediat në Shqipëri.