LPRK mbetet jashtë Kuvendit, Galushi: Mosdalja në zgjedhje na kushtoi, ky është mësim për zgjedhjet e ardhshme
Kryetari i LPRK-së, Erxhan Galushi ka njoftuar qytetarët se për herë të parë nga viti 021, LPRK nuk ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se nuk kanë synuar këëtë rezultat, por sipas tij nuk e zbeh vlerën e mbështetjes që kanë marrë. “Ne humbëm një mandat, por fituam…
Lajme
Kryetari i LPRK-së, Erxhan Galushi ka njoftuar qytetarët se për herë të parë nga viti 021, LPRK nuk ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se nuk kanë synuar këëtë rezultat, por sipas tij nuk e zbeh vlerën e mbështetjes që kanë marrë.
“Ne humbëm një mandat, por fituam diçka më të rëndësishme – besimin e qytetarëve që na votuan me vullnet të lirë, pa presion, pa blerje vote dhe pa cenuar dinjitetin e askujt. Çdo votë që kemi marrë është votë e ndërgjegjes dhe kjo mbetet arsye e fortë që si ekip i subjektit politik të ndihemi krenarë”, ka shkruar Galushi.
Ai ka falenderuar qytetarët që i kanë mbështetur, ndërkaq ka thënë se uron që institucionet e Republikës së Kosovës të formohen sa më shpejtë, pasi sipas tij qytetarët kanë nevojë për institucione funksionale, stabile dhe efikase.
Galushi ka thënë se nëse vendi shkon në zgjedhje do ta nxjerrin një mësim nga këto zgjedhje: Vetëbesimi i tepruar nuk fiton zgjedhje, por vota dhe pjesëmarrja në zgjedhje.
“Shumë qytetarë besuan se fitorja ishte e sigurt dhe nuk dolën në votime. Pikërisht kjo na kushtoi. Prandaj, askush nuk duhet të presë përfaqësim pa votuar. Përfaqësimi fillon dhe vendoset vetëm në kutinë e votimit. Prandaj, ky nuk është fundi i rrugëtimit tonë politik, por një moment reflektimi, riorganizimi dhe përgatitjeje për sfidat që na presin”, ka shkruar Galushi.
Ai ka dërguar një mesazh për të rinjtë dhe studentët e oponentëve politikë.
“Lexoni më shumë, studioni më shumë dhe ndërtoni mendimin tuaj kritik. Teknologjia është një mjet i dobishëm, por nuk mund të zëvendësojë dijen reale dhe përpjekjen tuaj personale. Arsyeja pse e them këtë lidhet me disa reagime dhe shkrime që, për fat të keq, duket se as vetë nuk po mund t’i kuptoni plotësisht. Kjo krijon përshtypjen se jo vetëm studimet tuaja, por edhe përfaqësimi politik po tentohet të realizohet përmes ChatGPT-së. Shpresoj që këtë ta merrni si kritikë pozitive dhe miqësore, sepse sinqerisht dëshiroj t’ju shoh si kundërshtarë politikë me vlerë, me dije dhe me vizion, sepse vetëm kështu fiton demokracia dhe bashkë me të edhe qytetari e komuniteti në përgjithësi”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: