Short i vështirë për Kosovën
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka mësuar kundërshtarin për fazën “Play-Off” të Kampionatit Botëror të Vajzave, Brazili 2027. Në muajin tetor, vashat tona do të përballen me Kombëtaren e Austrisë në kuadër të rundit të parë të fazës “Play-Off”. Në rast fitoreje, Kosova do të avancojë në rundin e dytë, i cili do…
Sport
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka mësuar kundërshtarin për fazën “Play-Off” të Kampionatit Botëror të Vajzave, Brazili 2027.
Në muajin tetor, vashat tona do të përballen me Kombëtaren e Austrisë në kuadër të rundit të parë të fazës “Play-Off”.
Në rast fitoreje, Kosova do të avancojë në rundin e dytë, i cili do të zhvillohet në muajin dhjetor, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Izrael – Zvicër.Vashave tona u urojmë shumë suksese në këtë rrugëtim drejt Botërorit!