Loris Karius mund të kthehet në Premier League – Newcastle afër marrëveshjes me gjermanin
Ish-portieri i Liverpool, Loris Karius mund të rikthehet në Premier League. Portieri gjerman, Karius, sipas raportimeve të Nicolo Schira, është në bisedime me Newcastle, për një marrëveshje të mundshme. Karius, si lojtar i lirë, është në fazën e fundit të negociatave dhe mund t’i bashkohet Newcastle së shpejti, përcjell lajmi.net. Klubi anglez ka gati një…

Sport
Ish-portieri i Liverpool, Loris Karius mund të rikthehet në Premier League.
Portieri gjerman, Karius, sipas raportimeve të Nicolo Schira, është në bisedime me Newcastle, për një marrëveshje të mundshme.
Karius, si lojtar i lirë, është në fazën e fundit të negociatave dhe mund t’i bashkohet Newcastle së shpejti, përcjell lajmi.net.
Klubi anglez ka gati një kontratë njëvjeçare për të, që do ta mbante në klub deri në vitin 2023.
Karius humbi ritmin e tij në karrierë pas finales së vitit 2018 në Champions League, kur bëri dy gabime të mëdha, që i kushtuan Liverpool me humbje ndaj Real Madrid. /Lajmi.net/