‘Longari’ një kryefamiljar i lumtur (Foto)

Ilir Prapashtica sot konsiderohet si një ndër përsonazhet më humoristike në Kosovë.

ShowBiz

31/01/2016 23:30

Ai ishte i njohur edhe më parë, mirëpo me fillimin e transmetimit të serialit Familja Moderne, ku luajti rolin e Longarit, një rol kyç në freskinë dhe humorin e serialit filloi të bëhet edhe më i dashur për publikun.

Iliri ka qenë pjesë edhe e serialit ‘Zyrja për gjithçka’ në të cilin gjithashtu është pëlqyer shumë, shkruan lajmi.net.

Lajmi.net ju sjellë disa foto të familjes së aktorit, nga të cilat vërehet përkushtimi i tij aq i madh prej një kryefamiljari. ‘Longari’ është i martuar me Edi Daci Prapashtica dhe së bashku kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Bashkëshortja e tij është vajza e akademikut, Nexhat Daci./lajmi.net