“Long Neptun” raketa ukrainase që mund ta godasë Moskën – Zelensky njofton se testimet u kryen me sukses
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka zbuluar se Ukraina ka testuar me sukses raketën e saj të re të prodhuar nga vetë shteti ukrainas, ‘Long Neptun’, me rreze veprimi prej përreth një mijë kilometrash. Rrezja e veprimit të kësaj rakete përfshin brenda vetit edhe kryeqytetin rus, Moskën. Zelensky tha se Kievi ka pasur ‘rezultate të rëndësishme’…

Bota
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka zbuluar se Ukraina ka testuar me sukses raketën e saj të re të prodhuar nga vetë shteti ukrainas, ‘Long Neptun’, me rreze veprimi prej përreth një mijë kilometrash.
Rrezja e veprimit të kësaj rakete përfshin brenda vetit edhe kryeqytetin rus, Moskën. Zelensky tha se Kievi ka pasur ‘rezultate të rëndësishme’ në programin e tyre raketor që synon të shtojë sigurinë kundër kërcënimit të Vladimir Putin.
“‘Long Neptun’ është testuar dhe përdorur me sukses në luftime“, tha ai, sipas Daily Mail, përcjell Insajderi.
“Një raketë e re ukrainase, me goditje e saktë. Gama është një mijë kilometra“
“Faleminderit për inxhinierët, prodhuesit dhe ushtrinë tanë ukrainase. Ne vazhdojmë të punojmë për të garantuar sigurinë e Ukrainës“, ka thënë tutje Zelensky.
‘Long Neptun’ me rreze të gjatë veprimi është prodhuar nga prodhuesi Luch Design Bureau.
Arma fillimisht ishte projektuar si një raketë kundër anijeve, por është përshtatur gjatë luftës për të goditur objektivat tokësore, dhe për të goditur në një distancë të gjatë.