Londra, kryeqendra me numrin më të madh të miliarderëve
Kryeqyteti britanik ka më shumë miliarderë se cilido qytet tjetër në botë, kurse Britania e Madhe ka përqendrimin më të madh të miliarderëve sipas numrit të banorëve.

Lajme
Sipas të dhëna të publikuara nga gazeta The Sunday Times, në Londër jetojnë 72 nga gjithsej 104 miliarderë në mbarë Britaninë, ndërsa vendin e dytë e zë Moska me 48 miliarderë.
New York është qyteti i tretë në botë për nga nunmri i miliarderëve që jetojnë në të, i pasuar nga San Francisco me 42, Los Angeles me 38 dhe Hogkongu me 34 miliarderë.