Londra është e kuqe, Arsenali fiton derbin ndaj Tottenhamit

Arsenali ka fituar derbin e Londrës ndaj Tottenhamit, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të të Premierligës. “Topçinjët” shënuan fitore në ‘’Emirates Stadium’’, me rezultat 2-1.   Tottenham ishte e para e cila kaloi në epërsi, me golin e Son Heung-Min, në minutën e 25-të.   Një autogol i Solanke, barazoi shifrat në minutën e…

Sport

15/01/2025 23:05

Arsenali ka fituar derbin e Londrës ndaj Tottenhamit, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të të Premierligës.

“Topçinjët” shënuan fitore në ‘’Emirates Stadium’’, me rezultat 2-1.

 

Tottenham ishte e para e cila kaloi në epërsi, me golin e Son Heung-Min, në minutën e 25-të.

 

Një autogol i Solanke, barazoi shifrat në minutën e 40-të.

Katër minuta më vonë, Leandro Trossard, shënoi golin e epërsisë, I cili kishte edhe vlerën e tre pikëve për Arsenalin.

 

Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 43-pikëve dhe renditet në vendin e dytë, me katër pike më pak se Liverpuli.

 

Nga ana tjetër, Tottenham ka 24 pikë dhe renditet në vendin e 13-të në tabelë.