Londër, gjendet i vdekur imami në makinë

Abdul Hadi Arwani është emri i imamit që është gjetur i vdekur në një makinë në Londër. Ai ishte i punësuar në një xhami në perëndim të Londrës.

Bota

08/04/2015 18:18

Policia ka raportuar të ketë gjetur imamin e vdekur në një makinë, i cili ka vdekur si rezultat i një plumbi në zemër që kishte marrë. Ai është gjetur në një makinë të tipit VW Passat ngjyrë të zezë, transmeton Mirror.

Imami 40 vjeçar njihet si një kritik i presidentit aktual të Sirisë dhe njihej si një person aktiv në fushën e fesë.

Ndërsa policia ka raportuar se është ende shumë herët për të arritur në një përfundim se cili mund të kishte qenë motivi i vrasësve, dhe po ashtu se hetimet janë duke vazhduar. /KP