Lokalizohet 14-vjeçarja e zhdukur nga Rahoveci, Policia falënderon qytetarët dhe mediat
Policia e Kosovës njofton se është gjetur 14-vjeçarja Alisiana Bekim Shala, e cila ishte shpallur e zhdukur që nga nëntori i vitit 2025 në komunën e Rahovec. Sipas policisë, pas publikimit më 18 shkurt të kërkesës për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat, “personi i raportuar si i zhdukur është lokalizuar”. Në njoftim, Policia e Kosovës…
Lajme
Policia e Kosovës njofton se është gjetur 14-vjeçarja Alisiana Bekim Shala, e cila ishte shpallur e zhdukur që nga nëntori i vitit 2025 në komunën e Rahovec.
Sipas policisë, pas publikimit më 18 shkurt të kërkesës për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat, “personi i raportuar si i zhdukur është lokalizuar”.
Në njoftim, Policia e Kosovës thekson se bashkëpunimi me qytetarët dhe mediat ka qenë vendimtar në gjetjen e vajzës: “Policia e Kosovës shpreh falënderim të sinqertë për të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke ritheksuar rëndësinë e raportimit me kohë dhe të bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet e rendit. Mbetemi të përkushtuar në garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.”
Hetimet dhe procedurat për rrethanat e zhdukjes vazhdojnë, ndërsa 14-vjeçarja është tashmë e sigurt dhe nën mbikëqyrje./lajmi.net/