Lojtari i Real Madrid kërkon largimin në këtë afat kalimtar

Martin Odegaard nuk është ftuar në ndeshjen e ardhshme të Real Madrid të vlefshmë për Copa del Rey.

Sport

19/01/2021 18:35

Pas këtij vendimi të marrë nga Zinedine Zidane, është raportuar se Odegaard po kërkon largimin nga klubi.

E përditshmja spanjolle, MARCA, raporton se norvegjezi po kërkon largimin nga klubi në këtë afat kalimtar, dhe klubi do të pranojë kërkesën e tij.

Ai nuk është i lumtur me situatën në të cilën gjendet për momentin, ku ka vetëm 367 minuta të zhvilluara këtë sezon, transmeton lajmi.net.

Zidane nuk e ka konsideruar si një opsion Odegaardin, edhe kur ky i fundit ka pasur mundësi që të luajë. Në fakt, që kur është rikthyer nga lëndimi, ai ka luajtur vetëm pesë minuta në gjashtë ndeshjet e fundit.

Akoma nuk dihet nëse ka klube të interesuara për lojtarin, mirëpo njëri prej tyre mund të jetë Arsenali./Lajmi.net/