Lojtarët e Juventus nuk respektojnë rregullat – edhe Douglas Costa largohet nga Italia

Tjetër lojtar i Juventus ka lëshuar kufijtë e Italisë.

Sport

21/03/2020 18:20

Braziliani Douglas Costa është lojtari i fundit i Juventus që ka lënë vendin, para se të përfundojë afati 14 ditësh i obliguar për izolim, transmeton lajmi.net.

Higuain ishte ai që fluturoi drejt Argjentinës këtë javë, kurse edhe Miralem Pjanic dhe Sami Khedira u larguan.

Së fundmi, edhe Costa ka marrë për shembull shokët e skuadrës dhe ka dalë nga Italia, duke mos respektuar rregullat e caktuara.

Te Juventus, lojtari i parë dhe i vetëm deri më tani i prekur ishte mbrojtësi italian, Daniele Rugani. /Lajmi.net/