Lojtarët e Interit refuzojnë zbritjen e pagës

Lojtarët dhe stafi i Interit kanë dëgjuar ofertën e presidentit Steven Zhang, por kanë vendosur t'i refuzojnë pagat për dy muaj që t'i ndihmojnë klubit.

Sport

13/05/2021 18:43

Drejtuesit e Interit shpresuan që më trofeun e Scudettos t’i bindin lojtarët të pranojnë zbritjen e pagës për edicionin 2021/22, transmeton lajmi.net.

Kjo nënkuptonte të hiqnin dorë nga pagat për dy muaj, edhe pse drejtori Beppe Marotta ishte i qartë se nuk ishte e domosdoshme.

Sipas La Repubblica, këtë mesditë nuk është arritur marrëveshja me asnjë lojtarë ose pjesë të stafit që të pranojnë zbritjen e pagës.

Drejtuesit Suning shpresuan që lojtarët, drejtorët dhe stafi t’i ndihmonin klubit nga ana ekonomike, ngase kanë shpenzuar shumë para në rinovim.

Inter do e apelojë sërish këtë vendim, por në rast që nuk pranohet, atëherë lojtarët që paguhen me së shumti do shiten gjatë verës./Lajmi.net/