Lojtarët e Interit festojnë si asnjëherë më parë pas fitores ndaj Crotones

Lotjarët e Interit nuk kanë mundur ti përmbahen festës pas fitores ndaj Crotones

Sport

02/05/2021 07:58

Interi arriti të mposht Crotonen ne kuadër të xhiros së 34-të të Serie A, njëherazi duke iu afruar titullit të parë në 10 vitet e fundit, shkruan lajmi.net.

“Nerazzurrët” arritën fitore dhe vetëm një fitore e Atalantas do ta vononte festën e tyre për Scudetton, sepse ata janë vetëm një ndeshje larg festës, pasi që në rast se “La Dea” barazon apo humb, atëherë Interi matematikish do të jetë kampion për sezonin 2020-21.

Por, kjo nuk ka penguar lojtarët e Interit që të fillojnë festat në dhomat e zhveshjes.

Më poshtë mund të shikoni pamjet e lojtarëve të Interit duke festuar pas ndeshjes ndaj Crotones./Lajmi.net/