“Loja mbaroi”, Mehmetaj kërkon hetim për LVV-në: E kanë ditur për gjyqtarin raportues Laban
Gazetari Lirim Mehmetaj, ka publikuar një dokument nga ku thotë se “loja ka përfunduar”, kjo pasi sipas tij aty është vendimi i i Gjykatës Kushtetuese pro Lëvizjes Vetëvendosje dhe Glauk Konjucës ku gjyqtar raportues ishte Radomir Laban. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se 12 deputetë të opozitës e…

Lajme
Gazetari Lirim Mehmetaj, ka publikuar një dokument nga ku thotë se “loja ka përfunduar”, kjo pasi sipas tij aty është vendimi i i Gjykatës Kushtetuese pro Lëvizjes Vetëvendosje dhe Glauk Konjucës ku gjyqtar raportues ishte Radomir Laban.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se 12 deputetë të opozitës e kishin dërguar një lëndë në Gjykatën Kushtetues ku kontestohej seanca e 13 korrikut 2023, të cilën Glauk Konjufca e kishte thirrur pa u konsultuar me kryesin e Kuvendit fare dhe e kishte caktuar për në orën 10:00.
“Në atë seancë, deputetët e Vetëvendosjes votojnë një grumbull me ligje e pika. Opozita kërkon që të gjitha të zhbëhen, sepse seanca u thirr në formë jo ligjore. Por, Gjykata Kushtetuese, me gjyqtar raportues Radomir Laban, vendos pro Glauk Konjufcës e kundër deputetëve opozitare, duke thënë se në këtë rast “s’ka çështje kushtetuese”.
Vetëvendosja nuk bën zë fare këtu dhe e feston vendimin”, ka shkruar Mehmetaj.
Po ashtu lidhur me këtë Mehmetaj ka kërkuar hetim të menjëhershëm, për të kuptuar se si Vetëvendosja i ka përdorur informacionet e marra nga organet e shtetit për shërbime partiake.
“Por, duke parë se këta paskan pasur informacione për këtë gjyqtar, atëherë këtu mund të ngritët aludimi se këta kanë qenë duke e shtantazhuar gjatë gjithë kohës, meqë informatat publike i bënë për të vetëm pasi doli vendimi që nuk iu konvenoi”, shkroi ai. /Lajmi.net/