Logot e komunave veriore me motive serbe në E-Komunat, MAPL del me sqarim zyrtar: Është procedurë administrative
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka sqaruar se paraqitja e logove të komunave në platformën digjitale E-Komunat lidhet ekskluzivisht me procese teknike dhe administrative, duke theksuar se nuk ka asnjë prapavijë politike apo institucionale në këtë çështje. Sipas njoftimit zyrtar, në fazën e parë të funksionalizimit të platformës në vitin 2023, të gjitha…
Lajme
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka sqaruar se paraqitja e logove të komunave në platformën digjitale E-Komunat lidhet ekskluzivisht me procese teknike dhe administrative, duke theksuar se nuk ka asnjë prapavijë politike apo institucionale në këtë çështje.
Sipas njoftimit zyrtar, në fazën e parë të funksionalizimit të platformës në vitin 2023, të gjitha komunat e Republikës së Kosovës janë prezantuar me simbolet dhe logot zyrtare që kanë qenë në fuqi në atë periudhë. Kjo ka përfshirë edhe katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, transmeton lajmi.net.
MAPL bën të ditur se këto komuna kanë miratuar logo të reja zyrtare gjatë vitit 2025. Për pasojë, aktualisht është duke u zhvilluar procesi i përditësimit të tyre në sistemin E-Komunat, në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI).
Ministria thekson se përditësimi i simboleve është pjesë e mirëmbajtjes së rregullt të platformës dhe bëhet në përputhje me vendimet zyrtare të komunave dhe standardet institucionale në fuqi.
Në përfundim, MAPL rithekson përkushtimin për të ofruar shërbime digjitale të sakta, të përditësuara dhe transparente për qytetarët, duke siguruar që të dhënat në platformat shtetërore të reflektojnë gjendjen zyrtare të institucioneve lokale.
Njoftimi i plotë: