“Loçkë”, “zemër” – AGK dhe RrGGK dënojnë gjuhën seksiste të Përparim Rama drejtuar një gazetareje

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK) kanë dënuar përdorimin e gjuhës së papërshtatshme e me tone seksiste nga ana e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama (LDK), ndaj gazetares së emisionit “Piranjat”, Edona Gashi. Sipas AGK-së dhe RrGGK-së, përdorimi i termave si “loçkë”, “zemër” dhe të ngjashme në…

Lajme

25/05/2025 11:17

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK) kanë dënuar përdorimin e gjuhës së papërshtatshme e me tone seksiste nga ana e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama (LDK), ndaj gazetares së emisionit “Piranjat”, Edona Gashi.

Sipas AGK-së dhe RrGGK-së, përdorimi i termave si “loçkë”, “zemër” dhe të ngjashme në komunikim me një gazetare është jo vetëm joprofesional, por ka për qëllim që ta minimizojë seriozitetin e temës që ajo po trajtonte dhe për të ulur kredibilitetin e saj profesional.

“Kjo sjellje e reflekton qartë ambientin patriarkal dhe të pasigurt në të cilin gratë gazetare në Kosovë janë të detyruara të punojnë çdo ditë. AGK dhe RrGGK i bëjnë thirrje kryetarit Rama që të kërkojë falje publike për këtë sjellje të papranueshme dhe të sigurojë respektim të plotë të rolit të gazetarëve dhe të drejtës së tyre për të kërkuar përgjigje në interes të publikut”, thuhet në reagimin e AGK-së dhe RrGGK-së.