Locatelli pritet të mungojë deri në katër javë

Manuel Locatelli pritet të mungojë deri në katër javë, pas lëndimit në gju.

Sport

04/04/2022 14:25

Pas një lëndimi që pësoi në Derby D`Italia, Manuel Locatelli pritet të mungojë deri në katër javë, pasi ka ndrydhur gjurin.

Ishte minuta e 34` e ndeshjes kur Locatelli pësoi një lëndim, më pas stafi mjekësor e kontrolluan, kështu vendosën që lojtari të mos vazhdojë lojën, transmeton lajmi.net.

Pas ekzaminimeve mjekësore të bëra sot, ‘Zonja e Vjetër’ ka konfirmuar lëndimin e lojtarit dhe kanë njoftuar se do të jetë jashtë fushave të blerta deri në katër javë.

Lojtari pritet të rikthehet për tre ndeshjet e fundit për Juven në Seria A, ndaj Genoa, Lazio dhe Fiorentina../Lajmi.net/