Lluka jep një lajm fantastik për të gjithë ata që duan të kenë veturë elektrike

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka dhënë një lajm shumë të mirë për të gjithë ata që duan të përdorin veturat elektrike.

Auto & Tek

12/03/2019 22:34

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka bërë të ditur se Kosova së shpejti do të marrë vendim që të gjithë qytetarët që duan të blejnë vetura elektrike nuk do të paguajnë fare taksë, shkruan lajmi.net.

Sipas Llukës, makinat elektrike janë e ardhmja e çdo vendi dhe në këtë mënyrë javën e kaluar MZHE ka filluar procedurat për të liruar këto makina nga TVSH dhe dogana në mënyrë që t’i jepet një lehtësim qytetarëve dhe bizneseve për të përdorur makina me zero emitime.

Postimi i plotë i Llukës pa ndërhyrje:

Kosova?? së shpejti zero taksa për makinat elektrike?

Makinat elektrike janë e ardhmja e çdo vendi. Javën e kaluar kemi filluar procedurat për të liruar këto makina nga TVSH dhe dogana në mënyrë që t’i jipet një lehtësim qytetarëve dhe bizneseve për të përdorur makina me zero emitime.

Një rekomandim i tillë ka ardhur tek unë nga eksperti fushës së efiçiencës (Lulzim Syla), gjë të cilën e kam mirëpritur.

Bashkëpunimi me ekspertë dhe organizata profesionale në politikat zhvillimore të vendit duhet të forcohet edhe më tutje. Institucionet që hapen karshi këshillave të tilla janë më të suksesshme, normalisht për ato politika ku përfitimi është i përgjithshëm.

Tashmë ka filluar iniciativa për vendosjen e një mbushësi (charger) për makina elektrike në Prishtinë!. /Lajmi.net/