Llorente po shpreson të vendosë një rekord kundër ish-klubit të tij nesër

Të dielën do të luhet ndeshja më interesante e xhiros së 26-të në La Liga mes Atletico Madrid dhe Real Madrid.

Sport

06/03/2021 09:47

Në këtë ndeshje do të shohim Marcos Llorente në përballje me ish-klubin e tij, ku do mundohet që të fitojë për herë të parë, shkruan lajmi.net.

Lojtarët që dikur kanë luajtur për Real Madrid e kanë pasur shumë të vështirë të fitojnë kundër ish-klubit të tyre. Këtë gjë e ka provuar edhe Llorente.

Rezultati më i mirë që ai ka marrë kundër Real Madrid është 0-0 në Wanda Metropolitano sezonin e kaluar, derisa ka humbur tre ndeshje të tjera dhe dy herë në SuperKupën e Spanjës.

Lojtarë të tjerë sikurse Achraf Hakimi kanë pasur probleme të mëdha për të mposhtur klubin nga të cili janë larguar.

Ndeshja mes dy klubeve të dielën fillon në ora 16:15./Lajmi.ne/