Llorente në La Ligë
Sevilla është e gatshme të paguajë 7-8 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Juventusit, Fernando Llorente.
Sport
Sulmuesi i Juventusit, Fernando Llorente mund të rikthehet në La Ligë, gjatë afatit kalimtar të verës.
Sevilla është e gatshme të paguajë 7-8 milionë euro për transferimin e tij.
Llorente ka kaluar një edicion dëshpërues me fanellën e Bianconerëve ku humbi vendin në formacionin bazë nga Alvaro Morata.
Andaj, nga edicioni i ardhshëm ai mund të rikthehet në La Ligë – ku luajti në Athletic Bilbao – në mënyrë që të luajë në vazhdimësi.