Llogaria e Papa Françeskut pëlqeu foton e saj, shikojeni si reagon modelja
Llogaria e Papa Françeskut e pëlqeu foton e modeles Natalia Garibotto, ku shihej gjysmë e zhveshur.

ShowBiz
Një ndjekës i Natalia Garibottos me sy të shqiponjës pretendon të ketë një screen të rrjeteve sociale, që tregon pëlqimin e Papës, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.
Fotoja është shpërndarë në internet dhe u komentua edhe nga vet modelja, por llogaria zyrtare @feanciscus nuk duket se e pëlqen më atë foto.
Imazhi tregon modelen braziliane, 27 vjeçe, duke pozuar me të brendshme dhe vuri në pah të pasmet.
Nuk është e qartë nëse postimi që më nuk e ka ‘like’ nga Papa është bvrë gabimisht, apo ky pëlqim i supozuar është i vërtetë.
Por “klikimi i dyfishtë” në foton e Garibottos nga kreu i kishës katolike e la modelen duke qeshur.
Barstool Sports raporton se ajo tha “të paktën po shkoj në parajsë” pasi u shpërndanë pamjet e ‘screen-it’.
Të tjerët ishin më pak të impresionuar, duke kërkuar që llogaria e tij të hiqte atë. Ndërsa, disa aprovuan ndërveprimin e dukshëm me modelen, me një cicërimë “tani ky është lloji im i Papës”.
Muajin e kaluar Papa miratoi martesat e të njëjtës gjini, në një ndryshim historik për kishën Katolike Romake. /Lajmi.net/
View this post on Instagram