Llapi nënshkruan me talentin kosovar, kontratën deri në 2026

Llapi ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit të krahut të talentuar, Ismet Hamdi.

Sport

05/01/2022 17:56

Hamdi që ishte pjesë e Gjilanit ka nënshkruar për katër vite me skuadrën e Tahir Batatinës, shkruan lajmi.net.

Këtë e konfirmoi skuadra e Llapit përmes një komunikate zyrtare në “Facebook”.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“???ë?????? ?ë ????? ???ë ????? ?????!

Podujevë, 5 janar 2022 – Skuadra jonë është përforcuar me sulmuesin e krahut, 19 vjeçarin nga Gjilani, Ismet Hamdi.

Ismet Hamdi është prodhim i ekipit të Gjilanit, pjesë e së cilëve ishte deri në ekipin e seniorëve dhe më pas ishte i huazuar për 6 muaj tek Vitia.

19 vjeçari, i lindur më 18.07.2002 ka shkëlqyer me paraqitje për ekipin e juniorëve të Gjilanit duke arritur shifrën e 10 golave dhe 20 asistimeve.

Futbollisti gjilanas nga më të dalluarit e grupmoshës së tij, Ismet Hamdi ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit dhe si rrjedhojë e kësaj do jetë pjesë e klubit deri në vitin 2026”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, Llapi sivjet synon titullin e kampionit të Kosovës./Lajmi.net