Llapi dhe Prishtina kualifikohen në çerekfinale të Kupës së Kosovës
Prishtina me lehtësi kaloi në çerekfinale duke e eliminuar Kosovën e Prishtinës.
Sport
Me golat e Mirlind Dakut dhe Ilir Blakqorit në minutat e fundit të takimit, Llapi mposhti Trepçën ’89 për të siguruar një vend në çerekfinalen e Kupës së Kosovës.
Ndërkohë, Prishtina me lehtësi kaloi në çerekfinale duke e eliminuar Kosovën e Prishtinës, transmeton “Express”.
Prishtina fitoi me rezultat të thellë 4 me 0 për një vend në çerekfinale të kupës, me golat e shënuara nga Drashko Bozhoviq, Ahmed Januzi, Debatik Curri dhe Makenda.