Lladrovci reagon për zhvillimet politike: Citon ambasadorin amerikan
Lidhur me situatat e reja në politikë, ka reaguar Ramiz Lladrovci, i cili ka komentuar zhvillimet e fundit duke cituar edhe një thënie të Ambasadorit amerikan. Në një postim në Facebook, Lladrovci ka thënë se ndryshimi i qëllimeve dhe “salltave” në politikë mund të konsiderohen legjitime nga disa, por sipas tij kjo nuk përbën politikë…
Lajme
Lidhur me situatat e reja në politikë, ka reaguar Ramiz Lladrovci, i cili ka komentuar zhvillimet e fundit duke cituar edhe një thënie të Ambasadorit amerikan.
Në një postim në Facebook, Lladrovci ka thënë se ndryshimi i qëllimeve dhe “salltave” në politikë mund të konsiderohen legjitime nga disa, por sipas tij kjo nuk përbën politikë të mirëfilltë.
“Mësim i vonuar, në politikë megjithatë ka vlerë. Këtë e dëshmon një pjesë e politikës vendore e viteve të fundit. Ndryshimi i qëllimeve apo bërja e ‘salltave’ në politikë është krejt legjitime. Disa këtyre salltave u thonë politikë, për mua kjo nuk është politikë”, ka shkruar ai.
Ai ka shtuar se dallon nga ata që, siç u shpreh, “kanë mbetur për riprovimet e vjeshtës”, ndërsa ka cituar edhe një thënie të Ambasadorit amerikan: “Mos urino para derës së klubit ku do të hysh”. /Lajmi.net/