Lladrovci për ”konfliktin” me Kadri Rrahimaj: Pas publikimit të përgjimit të djeshëm të Radoiçiqit iu ka humbur rruga në oborr

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një konferencë për media ka dhënë detaje rreth “konfliktit” të tij me kryetarin e Komunës se Kamenicës, Kadri Rrahimaj ne mbledhjen sotme të Asociacionit të Komunave të Kosovës. Lladrovci deklaroi se kjo është një  nga metodat e VV-së  si ‘shkak i heqjes së vëmendjes nga publikimi i…

Lajme

10/10/2024 17:25

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një konferencë për media ka dhënë detaje rreth “konfliktit” të tij me kryetarin e Komunës se Kamenicës, Kadri Rrahimaj ne mbledhjen sotme të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Lladrovci deklaroi se kjo është një  nga metodat e VV-së  si ‘shkak i heqjes së vëmendjes nga publikimi i përgjimeve të shefes së grupit parlamentar, Mimoza Kusari-Lila dhe Millan Radoiçiq.

“Eskalimi i sotëm i katër kryetarëve të komunave që i udhëheq LVV, dhe nga kuvendi i sotëm është vazhdim i mjegullës që u përpoqën ta shesin në mbledhjen e kaluar të Asosacionit.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një konferencë për media ka dhënë detaje rreth “konfliktit” të tij me kryetarin e Komunës se Kamenicës, Kadri Rrahimaj ne mbledhjen sotme të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Lladrovci deklaroi se kjo është një  nga metodat e VV-së  si ‘shkak i heqjes së vëmendjes nga publikimi i përgjimeve të shefes së grupit parlamentar, Mimoza Kusari-Lila dhe Millan Radoiçiq.

“Eskalimi i sotëm i katër kryetarëve të komunave që i udhëheq LVV, dhe nga kuvendi i sotëm është vazhdim i mjegullës që u përpoqën ta shesin në mbledhjen e kaluar të Asosacionit. Pas publikimit të përgjimit të djeshëm të Radoiçiqit iu ka humbur rruga në oborr. Tollovitë e tilla të krijuara nga metodat e LVV me tendenca të heqjes së vëmendjes nga rënia e lirë e tyre në Drenas dhe krejt Kosovën është e pritshme”, ka thënë Lladrovci.

Tutjë Lladrovci shtoi se  delegatët e kryetarëve të komunave që  nga Lëvizja Vetëvendosje kanë penguar  punimet në Asosacion.

“Pasi që është votuar rendi i ditës me shumicën e votave të delegatëve të Asociacionit, ata filluan të pengojnë punimin e Asociacionit. Kjo ka qenë sot me shumë për ta mbulua një gjë që e ka bo tashmë Vetëvendosje shpifjen, mashtrimin, gënjeshtrën, mospunën korrupsionin dhe të gjitha ato që po i shihni për ditë në Kosovë”, ka shtuar ai.

“Shpeshherë kam thënë se jam bullduzher edhe kush më del përpara e marr pas vete, por nuk është e vërtetë që e kam shty. Unë kam kërkuar prej tyre sepse sikur ata që kanë të drejtë me dal me e pengu zhvillimin e punimeve të Kuvendit edhe ne që jemi shumicë, kemi të drejtë me thënë largohuni, lëshoni ta mbajmë kuvendin sepse ne i kemi lënë punët e tona, nëpër komuna tona për me e mbajte kuvendin”, ka vijuar Lladrovci.

. Tollovitë e tilla të krijuara nga metodat e LVV me tendenca të heqjes së vëmendjes nga rënia e lirë e tyre në Drenas dhe krejt Kosovën është e pritshme”, ka thënë Lladrovci.

Tutjë Lladrovci shtoi se  delegatët e kryetarëve të komunave që udhëheqen  nga Lëvizja Vetëvendosje kanë penguar  punimet në Asosacion.

“Pasi që është votuar rendi i ditës me shumicën e votave të delegatëve të Asociacionit, ata filluan të pengojnë punimin e Asociacionit. Kjo ka qenë sot me shumë për ta mbulua një gjë që e ka bo tashmë Vetëvendosje shpifjen, mashtrimin, gënjeshtrën, mospunën korrupsionin dhe të gjitha ato që po i shihni për ditë në Kosovë”, ka shtuar ai.

“Shpeshherë kam thënë se jam bullduzher edhe kush më del përpara e marr pas vete, por nuk është e vërtetë që e kam shty. Unë kam kërkuar prej tyre sepse sikur ata që kanë të drejtë me dal me e pengu zhvillimin e punimeve të Kuvendit edhe ne që jemi shumicë, kemi të drejtë me thënë largohuni, lëshoni ta mbajmë kuvendin sepse ne i kemi lënë punët e tona, nëpër komuna tona për me e mbajte kuvendin”, ka vijuar Lladrovci./Lajmi.net/