Lladrovci për ardhjen e Thaçit në Kosovë: Sot gjithçka lëvizi, ishte krejt ndryshe

Kryetari i Komunes së Drenasit Ramiz Lladrovci ka komentuar vizitën e ish-Presidentit Hashim Thaçi në QKUK ku ky I fundit erdhi për ta parë babain e tij të sëmurë. Lladrovci ka shkruar se në Kosovë sot gjithçka lëvizi dhe se ishte krejt ndryshe. “Hashimi e vizitoi Bacën Haxhi. Mbi Kosovën, kishte vranësirë, por, nuk janë…

Lajme

13/03/2025 17:56

Kryetari i Komunes së Drenasit Ramiz Lladrovci ka komentuar vizitën e ish-Presidentit Hashim Thaçi në QKUK ku ky I fundit erdhi për ta parë babain e tij të sëmurë.

Lladrovci ka shkruar se në Kosovë sot gjithçka lëvizi dhe se ishte krejt ndryshe. “Hashimi e vizitoi Bacën Haxhi. Mbi Kosovën, kishte vranësirë, por, nuk janë re të zeza. Faleminderit President!”, shkroi ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

“Sot, në Kosovën tonë, gjithçka lëvizi, ishte krejt ndryshe. Emocionet na mundën dhimbjen. Hashimi e vizitoi Bacën Haxhi. Mbi Kosovën, kishte vranësirë, por, nuk janë re të zeza. Faleminderit President!”