Lladrovci: Nëse PDK-së i duhet emri im në listë për deputet më ka në dispozicion
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar në Debat Plus se nuk ka vendosur asnjë kusht ndaj kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, për listën e kandidatëve për deputet. “A do të jem në list, unë jam kryetar i zgjedhur për katër vjet me kurrgjë nuk e ndërroj pozitën e kryetarit nëse partisë i duhet emri…
Lajme
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar në Debat Plus se nuk ka vendosur asnjë kusht ndaj kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, për listën e kandidatëve për deputet.
“A do të jem në list, unë jam kryetar i zgjedhur për katër vjet me kurrgjë nuk e ndërroj pozitën e kryetarit nëse partisë i duhet emri jem me qenë në listë edhe me garu për deputet më ka në dispozicion, edhe nuk kam asnjë kush për atë”, ka theksuar ai.
Ai ka shtuar se fokusin e ka në mbështetjen e Hamzës për të arritur qëllimin final që të rrëzojë Albin Kurtin nga qeverisaja.
“Ne kemi aq shumë kohë, nuk ka aq kohë Hamza me bisedu kaq tema ne detaje, sepse atij i duhet me punu shumë. Edhe në Amerikë ka ftesë, nga zëvendësndihmës sekretarin amerikan qe për pesë vjet se ka pasur rastin kryeministri ynë, ku besoj atje do të shkojë. Dehet me i ndihmu tanë Bedri Hamzës për me mbërri qëllimin tonë final me rrëzu Albin Kurti prej qeverisjes”, ka deklaruar ai.