Lladrovci në Tel aviv takom ambasadorin Oryan, biseduan për sfidat me të cilat përballen Izraeli dhe Kosova në arenën ndërkombëtare

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit, gjatë qëndrimit në Tel Aviv, ka takuar ambasadorin Dan Oryan, Drejtor i Departamentit të Diplomacisë Civile në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, ish-drejtor për Ballkanin dhe ish-ambasador i Izraelit në Maqedoni të Veriut. Ai ka thënë se në takim kanë diskutuar rreth sfidave me…

Lajme

29/01/2026 09:39

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit, gjatë qëndrimit në Tel Aviv, ka takuar ambasadorin Dan Oryan, Drejtor i Departamentit të Diplomacisë Civile në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, ish-drejtor për Ballkanin dhe ish-ambasador i Izraelit në Maqedoni të Veriut.

Ai ka thënë se në takim kanë diskutuar rreth sfidave me të cilat përballen sot Izraeli dhe Kosova në arenën ndërkombëtare, veçanërisht pas ngjarjeve të 7 tetorit.

“Ambasadori Oryan shpalosi mënyrat e mundshme të bashkëpunimit me Izraelin në nivel komunal. Unë e falënderova z. Oryan për takimin, njëherësh vlerësova vizitën dhe takimin me kryetarin e komunës Modi’in-Maccabim-Re’ut dhe shpreha gatishmërinë për bashkëpunim në nivelin lokal me interes të ndërsjellë si dhe me partnerë relevantë izraelitë”, ka shkruar Lladrovci. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: